27 Shtator 2020

Serbët D.K dhe D.Sh akuzohen për krime lufte në fshatin Nerodime e Epërme

Prishtinë, 8 janar - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër dy personave me inicialet Z.K dhe D.SH. për veprat penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

I pandehuri, Z.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare kundër personave civil dhe pasurisë, konkretisht rregullat e luftës të përcaktuara me  Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet Shtesë.

I pandehuri Z.K. me datë 26 mars 1999, në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna Ferizaj, ka marrë pjesë direkte në sulmin e popullsisë civile të nacionalitetit shqiptarë konkretisht  të nëntëmbëdhjetë (19) anëtarëve të një familje që nuk kanë marrë pjesë aktive në konflikt të armatosur.

Gjatë këtij aksioni, i pandehuri përveç tjerash ka marrë pjesë në maltretimin e anëtarëve të kësaj familje, shkatërrimin e pasurisë se tyre, dëbimin nga vendbanimi i tyre, rrëmbimin dhe vrasjen e civilëve O.N., B.N., A.N dhe B.N., anëtarë të kësaj familje.

Me këto veprime i pandehuri Z.K. në bashkëkryerje ka kryer veprën penale  Krimet e luftës kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal  të RSFJ-së, e penalizuar  edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 146 si Krime të luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës.

Ndërkaq, i pandehuri D.Sh., gjatë kohës së luftës në Kosovë, si pjesëtarë i forcave policore serbe, ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare kundër personave civil, respektivisht  nenin 130 të Konventës së Katërt (IV) të Gjenevës të datës 12 Gusht 1949 në ndërlidhje me  Protokollet  Shtesë për katër Konventat  e Gjenevës.

I pandehuri D.Sh., më 01 prill 1999, në cilësinë e inspektorit policorë, i armatosur me armë automatike, me qellim të përdhosjes, poshtërimit dhe trajtimit nënçmues të trupave të pa jetë të O.N., B.N., A.N., B.N dhe I.R, të vrarë nga forcat policore dhe paramilitare serbe,  ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Me këto veprime i pandehuri D.Sh., ka kryer veprat penale Krimet e luftës kundër popullatës civil nga neni 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, e penalizuar edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me nenin 146 si Krimet e luftës  në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës’’.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në aktivitetin “Race for the Cure” të organizuar nga OJQ “Renesansa”, në mbështetje të të mbijetuarve nga kanceri i gjirit, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit nga misione të huaja në Kosovë. (Sheshin e Dëshmorëve në Prizren, ora 10:00)

- Organizata X40 dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizojnë tryezën e diskutimit “Lum Lumi” në të cilën do të diskutohet për dëmtimin e lumenjëve nga hidrocentralet në Kosovë. (Kino Lumbardhi Prizren, ora 11:00)
 
- Për nder të Ditës Botërore të Turizmit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik të Komunës së Prizrenit do të bëhet përurimi i projektit “Shenjëzimi i 10 shtigjeve të ecjes”, projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. (Në afërsi të fshatit Mushnikovë, afër Hotel Gold në Prizren, ora 13:00)

- Në ditën e tretë të edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia mbahet kongresi i Lahutareve te trojeve shqiptare. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 15:00)

- Platformës Bashkë-krijuese organizon ekspediten e gastronimise shqiptare. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)