25 Prill 2024

Senatorët amerikan vizitojnë FSK-në

Prishtinë, 18 shkurt - Një delegacion i senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesuar nga senatori James M. Inhofe - Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, i cili shoqërohej edhe nga senatorët:  Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round;  dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte  u priten në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në takim komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama i njoftoi senatorët, për  aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetin tonë me SHBA-të, rëndësinë që ka për neve ky partneritet dhe  në  veçanti për Programin e  Partneritetit Shtetëror me IOWA-në,  bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s (NALT) që është i atashuar në Ministri dhe Forcë si dhe bashkëpunimin e mirë  me KFOR-in.

Po ashtu gjeneral  Rama i njoftoi mysafirët e lartë nga SHBA-të edhe me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me  mision të ri - mision ushtarak,  në ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të, me partnerët tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate. 

Kryesuesi i delegacionit të senatorëve nga SHBA-të, senatori James M. Inhofe ndër të tjera u shpreh se: “Jam i nderuar ta udhëheqi delegacionin nga Kongresi amerikan, në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”. 

Në takim ishin të pranishëm edhe gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Enver Cikaqi dhe kolonel Jeton Dreshaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)