24 Prill 2024

Sekuestrohen dy pistoleta në Suharekë

Suharekë, 10 janar - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenti ka theksuar se rreth orës 19:40 minuta në  fshatin Reshtan, në afërsi të Shkollës së Mesme e Ulët “Flamuri i Arbrit” një patrullë policore i ka ndaluar tre persona dhe gjatë kontrollit, tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”.

Pas intervistës, i dyshuari është liruar ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Ndërkaq hetuesit rajonalë në fshatin Zhur e kanë sekuestruar një pistoletë te kalibrit 8mm model FBI 800. I dyshuari i këtij rasti e kishte ekspozuar armën në rrjete sociale.

Gjatë intervistës, i dyshuari pretendon se armën e kishte gjetur tek lumi Drin e më pas ia kishte shitur një të dyshuari tjetër.

Edhe i  dyshuari i dytë është intervistuar e më pas prokurori i shtetit ka urdhëruar që kallëzimi penal dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme, ndërsa të dyshuarit lirohen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)