29 Mars 2024

Sekuestrohen 200 000 euro të dyshuara, një pistoletë dhe një granatë dore

Prizren, 11 qershor - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të ditur se një koordinim i mirë në mes të njësiteve policore ka bërë të mundur arrestimin e një të dyshuari i cili po lëvizte me automjet në rrugën “Zahir Pajaziti” diku rreth  orës 20:00.

Mbi bazën e informacioneve inteligjente vetura sipas policise është ndaluar nga policët e antidrogës të cilët gjatë kontrollit të automjetit kanë  gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “GLOC”.

Duke u mbështetur në informacionet paraprake është kërkuar bashkëpunimi i prokurorisë dhe gjykatës për bastisjen e banesës së pësonit të dyshuar me ç ‘rast është gjetur dhe sekuestruar një granatë dore, 154 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe  200 000 euro kesh të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët nën masën e arrestit policor ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal të Prizrenit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)