28 Mars 2024

Sejdiu: NATO-ja këmbëngulëse për mbështetjen e FSK-së

Prishtinë, 18 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u kthye nga vizita në Bruksel, ku dje u takua me ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Atlantikut Verior – NATO, në të cilin i njoftoi ata për zhvillimet e përgjithshme të Kosovës, për vizionin e Kosovës për ecje të mëtejshme e posaçërisht për ambicien e saj që të jetë anëtare e NATO-s, në procese normale të përmbushjes së kritereve sikur edhe vendet e tjera të rajonit.

Në një konferencë me gazetarë, me t’u kthyer nga Brukseli, Presidenti Sejdiu theksoi t’i ketë falënderuar ambasadorët e Këshillit të Atlantikut Verior për të gjithë mbështetjen që NATO i ka dhënë dhe është duke i dhënë Kosovës, si dhe ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për partneritet aktiv dhe bashkëpunim të thellë me NATO-n.

“Ambasadorët i çmojnë zhvillimet e përgjithshme që ne i kemi në Kosovë, NATO-ja është këmbëngulëse për mbështetjen e Kosovës në proceset e ardhshme dhe në veçanti mbështetjen e mëtejshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës si një mekanizëm i rëndësishëm i ndërtuar me ndihmën e NATO-s”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Duke e vlerësuar përkushtimin e NATO-s për mbrojtjen e integritetit të vendit, Presidenti Sejdiu tha se NATO-ja ka rol të dyfishtë, mbrojtjen apo sigurinë fizike dhe psikologjike të vendit dhe të qytetarëve dhe në të njëjtën kohë ka rol në procese të rëndësishme integruese dhe të aspekteve të ndërtimit infrastrukturorë të vendit tonë.

I pyetur nga gazetarët për kërkesën e shtruar nga ai, për mundësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në operacione paqësore të NATO-s, Presidenti Sejdiu tha se kjo është një kërkesë e shtruar edhe para një viti, sikur edhe dje, që të shqyrtohet mundësia, qoftë edhe simbolikisht, që Kosova të jetë pjesëmarrëse në operacione paqësore të NATO-s.

Sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në takimin e Bërdos, nëse ajo do të trajtohej në ndonjë variant tjetër, i cili nuk do ta trajtonte atë si shtet, Presidenti Sejdiu tha se e kemi bërë shumë të qartë se Kosova do të shkojë në samit e trajtuar vetëm e barabartë me vendet e tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)