20 Prill 2024

Sefaj njoftohet me punimet në kufirin e Merdares, Mutivodës dhe Bernjakut

Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve(UNOPS), të kryesuar nga udhëheqësi i zyrës Brendan Keirnan.

Në këtë takim u diskutua ecuria e zhvillimit të punimeve të tre pikave të përbashkëta kufitare me Serbinë në Merdare, Mutivodë dhe Bernjak, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Ministri Sefaj u njoftua për planet, progresin dhe sfidat në realizimin e këtij projekti që  ka një rëndësi të madhe sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ministri Sefaj falënderoi për punët që janë realizuar dhe siguroi se të gjitha sfidat e identifikuara do të trajtohen me prioritet në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë në tre pikë kalimet kufitare, në mënyrë që qytetarëve tu ju lehtësohet lëvizja e lirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)