28 Mars 2024

Sami Lushtaku dënohet me 12 mijë euro gjobë për dy arratisje

Prishtinë, 14 prill - Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i cili njëherit është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Skenderaj, është dënuar me 12 mijë euro gjobë për dy arratisje të ndryshme në vitin 2015 nga QKUK-ja.

 Me nga 1 mijë euro gjobë janë dënuar edhe 3 gardianë që e kanë shoqëruar Lushtakun atë kohë.

Ai ishte arrestuar në dalje të Prishtinës derisa po tentonte të shkonte në shtëpi e ishte duke u mbajtur në paraburgim dhe trajtim në QKUK.

Megjithatë, për arratisjen e cila ishte bërë publike, ajo e vitit 2014, Lushtaku dhe rreth 20 të akuzuar tjerë janë liruar dhe shpallur të pafajshëm.

Megjithatë, ky nuk është fundi i përballjes me drejtësinë për Lushtakun. Ai do të vazhdojë të gjykohet ndaras për rastin për dy vepra tjera penale; krim të organizuar dhe ndikim në dëshmitarë për rastin Drenica.

Gjykata kishte vendosur ta ndante këtë lëndë për shkak të rrezikut të parashkrimit të veprave që lidheshin me arratisjen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)