29 Mars 2024

Salih Mustafa transferohet në paraburgimi të Dhomave të Specializuara në Hagë

Prishtinë, 24 shtator - Pas arrestimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Salih Mustafa u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 24 shtator 2020.

Gjykatësi  i  procedurës  paraprake  e  konfirmoi  aktakuzën  kundër  Salih  Mustafës më  12  qershor  2020.  

Në përputhje me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk u bë publike në atë kohë.  

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në  aktakuzën  e  konfirmuar,  Salih  Mustafa  akuzohet  në  kuadër  të  formave  të  ndryshme  të  përgjegjësisë penale,  për:  ndalim  arbitrar,  trajtim  mizor,  torturë  dhe  vrasje  të  paligjshme  si  krime  lufte  të  kryera  në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Për  arsye  sigurie,  gjykatësi  i  procedurës  paraprake  urdhëroi  që  aktakuza  të  bëhej  publike  me  redaktime.

 Informacioni  për  datën  dhe  orën  e  paraqitjes  së  parë  të  Salih  Mustafëspara  gjykatësit  të  procedurës paraprake do të njoftohet më vonë.

Paraqitja e parë do të bëhet në seancë publike dhe mund të ndiqet në transmetim me video përmes faqes së internetit të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)