24 Tetor 2020

Salih Mustafa paraqitet të hënën në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Hagë, 26 shtator - Të hënën në  orën 15, në  sallën e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.Aktakuza  kundër  Salih  Mustafës  u  konfirmua  më  12  qershor  2020.  

Ai  u  arrestua  nga  Zyra  e  Prokurorit  të Specializuar  më  24  shtator  dhe  u  transferua  në  objektin  e  paraburgimit  të  Dhomave  të  Specializuara  të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.  

Aktakuza  e  ngarkon  Salih  Mustafën  me  përgjegjësi  penale  individuale  për  ndalim  arbitrar,  trajtim  mizor, torturë  dhe  vrasje  të  paligjshme,  që  janë  krime  lufte  sipas  të  drejtësndërkombëtare.  

Paraqitja  e  parë  e  Salih  Mustafës  do  të  mbahet  në  seancë  publike  e  cila  mund  të  përcillet  përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.Seanca  mund  të  përcillet  edhe  nga  galeria  publike  e  sallës  së  gjyqit    brenda  mjediseve  të  Dhomave  të Specializuara të Kosovës.

 Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër.

Për shkak  të masave  për të  parandaluar përhapjen e Covid-19, numri i ulëseve në  galerinë  publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë I kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)