27 Tetor 2020

Salih Mustafa paraqitet sot në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Hagë, 28 shtator - Sot në  sallën e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.Aktakuza  kundër  Salih  Mustafës  u  konfirmua  më  12  qershor  2020.

Ai  u  arrestua  nga  Zyra  e  Prokurorit  të Specializuar  më  24  shtator  dhe  u  transferua  në  objektin  e  paraburgimit  të  Dhomave  të  Specializuara  të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë.  

Paraqitja  e  parë  e  Salih  Mustafës  do  të  mbahet  në  seancë  publike  e  cila  mund  të  përcillet  përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim.Seanca  mund  të  përcillet  edhe  nga  galeria  publike  e  sallës  së  gjyqit    brenda  mjediseve  të  Dhomave  të Specializuara të Kosovës.

Aktakuza  e  ngarkon  Salih  Mustafën  me  përgjegjësi  penale  individuale  për  ndalim  arbitrar,  trajtim  mizor, torturë  dhe  vrasje  të  paligjshme,  që  janë  krime  lufte  sipas  të  drejtësndërkombëtare.  

Në  aktakuzën për Mustafën, thuhet se ai si udhëheqës i njësisë BIA, kishte kryer veprimtarinë e tij në Prishtinë, Obiliq e në rajonin e Gollakut, ku ndodhet fshati Zllash.

Pikërisht në këtë fshat, sipas aktakuzës, qëndronte një nga viktimat e luftës, i cili ishte keqtrajtuar e vrarë.

Për këtë arsye Zyra e Prokurorit të Specializuar, Salih Mustafës i ka vënë në barrë edhe akuzën për vrasje.

Kjo është vetëm një nga përgjegjësitë penale me të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar e ngarkon “Komandant Calin”.

Veç kësaj ai po akuzohet për ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturë.

Sipas aktakuzës, Mustafa dha kontribut në kryerjen e këtyre veprave penale duke komanduar, urdhëruar, kontrolluar dhe duke mos marrë masa adekuate për parandalimin dhe hetimin e krimeve.

Ai po akuzohet se bashkë me ushtarë të tjerë, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa process ligjor të rregullt.

E të njëjtin po thonë se janë mbajtur të kyçur në stallë me roje ku sipas aktakuzës të njëjtëve nuk ju ofrohej ushqim, kushte higjenike e kujdes shëndetësor mjaftueshëm.

Në bazë të aktakuzës thuhet se viktimat patën pasoja fizike e psikologjike, si pasojë e trajtimit gjatë qëndrimit në qendrën e tyre në Zllash.

Sipas aktakuzës Salih Mustafa mban përgjegjësi penale individuale si epror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)