25 Prill 2024

Rugova priti sot në takim ambasadorin Otto F. Von Feigenblatt

Prishtinë, 3 korrik - Kryetari Haki Rugova ka pritur sot në takim ambasadorin, Dr. Otto F. Von Feigenblatt, të cilin e nderoj me mirënjohje për kontributin e tij akademike dhe diplomatike dhënë për Kosovën.

Kryetari Rugova shprehi falënderimin dhe mirënjohjen e tij për ambasadorin për angazhimin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës.

“Faleminderit për kontributin e vazhdueshëm në angazhimin tuaj, ju jemi mirënjohës çdo herë në emër të komunës së Istogut dhe qytetarëve të saj, është nder e kënaqësi që sot jeni në mesin tonë” u shpreh kryetari Rugova.

Ndërkaq ambasadori Dr. Otto F. Von Feigenblatt falënderoj kryetarin Rugova për pritjen që ju bë dhe u shpreh se është i kënaqur që është sot në Istog.

Ai tha se është përvojë e mirë të sheh nga afër qeverisjen lokale dhe që më padurim pret të jap ndihmën e tij për këtë vend dhe që mbështetja e tij nuk do mungoj asnjëherë.

Kryetari Rugova  në fund të takimit nderoj ambasadorin Dr. Otto F. Von Feigenblatt, me mirënjohje për kontributin e tij intelektual dhe  diplomatike dhënë  për Kosovën.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)