25 Prill 2024

Rritet numri i vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

Prishtinë, 7 nëntor - Dje është raportuar se punëtori 31 vjeçar nga komuna e Istogut, me inicialet G.L., ka vdekur si pasojë e lëndimeve në vendin e tij të punës . Kjo është vdekja e 16-të në vendin e punës, e raportuar vetëm për këtë vit.

Koalicioni Për Drejtësi Sociale, shpreh shqetësimin e tij të thellë për heshtjen institucionale dhe publike lidhur me këto raste tragjike që godasin jetët e qytetarëve dhe familjeve të tyre.

Raportimet e mjaftuara me shifra, të pashoqëruara më të dhënat e kompanive dhe raporteve publike zyrtare, si dhe mungesës së reagimit dhe masave konkrete të përgjegjësisë, tregojnë për një situatë alarmante përtej çdo etike e vlere humane.

Nga të gjitha rastet e raportuara, deri më tani nuk ka as edhe një të dhënë se ndaj një punëdhënësi apo kompanie është kryer ndjekje penale.

Koalicioni Për Drejtësi Sociale u bën thirrje të gjitha institucioneve publike përgjegjëse që të mobilizohen në nivel kombëtar dhe të adresojnë me urgjencë rastet e pësimeve me jetë në vendin e punës, të thërrasin në përgjegjësi organet e mbikëqyrjes, implementimit dhe ndjekjes penale, dhe të identifikojnë hapat konkret që çojnë në parandalimin e humbjeve me jetë të punëtorëve në vendin e tyre të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)