29 Mars 2024

RrGK proteston për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin

Prishtinë, 10 shtator - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon sot protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin.

Përmes kësaj proteste RrGK kërkon nga Gjykata e Apelit në Prishtinë rishqyrtim të drejtë të vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë për rastin e të ndjerës Donjeta Pajaziti, si dhe të kërkohet të gjindet dhe të sillet para drejtësisë vrasësi i të ndjerës.

E ndjera kishte vdekur në nëntor të vitit 2015, ndërsa i dyshuar kryesor për vrajsen e saj ishte kushëriri Naser Pajazitaj, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë u shpall i pafajshëm, në mungesë provash.

Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 138 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)