20 Prill 2024

Roli i prindërve në luftën kundër narkotikëve shumë i rëndësishëm

Prishtinë, 21 tetor - Shefi i TaskForcës AntiDrogë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani,në kuadër të përgatitjeve për fillimin e fushatës shtetërore kundër narkotikëve tek të rinjtë që do të filloj së shpejti, ka pritur në​ një takim Kryetarin e Këshillit Prindërve të Kosovës z.Ymret Reshiti, ku kanë biseduar për rolin e këtij këshilli dhe prindërve në luftën kundër parandalimit së shpërndarjeve dhe konsumimit të narkotikëve tek të rinjtë.

Shefi i TaskForcës z.Avdullah Hasani u shpreh se “pa kontributin dhe rolin e prindërve e sidomos ndikimin e tyre që kanë tek fëmijët e tyre, nuk do të mund të ketë suksese asnjë fushatë shtetërore ku janë të përfshirë të rinjtë, e as edhe fushata kundër narkotikëve tek të rinjtë që pritet të fillojë në nivel kombëtar” theksoi ai.

Hasani ndër tjerash tha se prindërit mund të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre , sidomos duke bashkëbiseduar dhe informuar fëmijët e tyre për dëmet që shkaktojnë narkotikët.

Ndërsa Kryetari i Këshillit Prindërve të Kosovës z.Ymret Reshiti, në emër të prindërve të Kosovës, përgëzoi Qeverinë për krijimin e TaskForcës si dhe ofroi bashkëpunimin konkret të prindërve që t’i bashkohen fushatës kundër narkotikëve tek të rinjtë dhe siguri në shkolla, duke u bërë pjesë aktive e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)