19 Prill 2024

Rishikimi sektorit të sundimit të ligjit do të nis zyrtarisht më 7 shkurt

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim njoftues anëtarët e  Komitetit Drejtues për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Ministri Tahiri informoi anëtarët për përgatitjet që janë duke bërë për nisjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, që do të nis zyrtarisht më 7 shkurt.

Ministri Tahiri ka theksuar se kjo iniciativë është ndërmarrë për t’i dhënë përgjigje nëse sistemi i drejtësisë është adekuat, i unifikuar dhe në përputhje me rendin demokratik, standardet ndërkombëtare dhe në vijë me orientimin e Kosovës për integrim në Bashkim Evropian.

“Rishikimi funksional, paraqet një prej reformave më të thella të bëra ndonjëherë në Republikën e Kosovës, proces ky që do të fillojë së shpejti, përkatësisht me 7 Shkurt, dhe do të vazhdoj për muaj të tërë, derisa ne si institucione të shterim të gjitha debatet e nevojshme dhe të arrijmë në konkluzione se çfarë duhet të ndryshojmë dhe si duhet ti ndryshojmë, në mënyrë që të kemi një sistem të drejtësisë që është efikas, i drejtë dhe llogaridhënës” theksoi ministri Tahiri.

Komiteti Drejtues kryesohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa anëtarë të saj janë edhe Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, si dhe Zyra e Presidentit, Zyra e Kryeministrit dhe Universiteti i Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)