25 Prill 2024

Rikthehen fletarrestet kundër shqiptarëve të Kosovës

Beograd, 12 prill - Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, deklaroi sot se fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në Interpol, janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare.

“Fletarrestet janë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme”, ka thënë Stefanoviq duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Pallatin Serbia në lidhje me qëndrimin e delegacionit të policisë serbe dhe drejtorit Vladimir Rebiq në selinë e Interpolit në Lion.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)