29 Mars 2024

Remi niset për në Hagë në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’

Prishtinë, 13 janar - Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, sot është nisur për në Hagë, me ç’rast do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

Mustafa i njohur si komandant Remi, ka thënë para mediave se ata janë të pafajshëm.

Ai ka thënë se do të intervistohet në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’.

"Jam duke iu përgjigjur thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martit. Po shkoj në cilësinë e të intervistuarit. Normalisht jam dëshmitar i dyshuar. Kom avokat vendor... ashtu qysh shkruan ju thashë, unë po shkoj t'i përgjigjem drejtësisë. Unë kam intervistë...Normalisht që ne jemi të pafajshëm… Ftesat janë normale pas gjithë propagandës dhe raportit që ka dalë, janë ftesa normale, që duhet të mbyllet një pretendim i hapur”

Ai ka treguar se është takuar edhe me kryeministrin Haradinaj si dhe kanë kontaktuar me presidentin Thaçi.

“Të gjithë i ka takuar dhe të gjithë në rregull jemi. Në fakt, kemi qenë në kontakt me të gjithë”, ka thënë Mustafa.

Ish-komandanti Mustafa do të intervistohet nesër, më 14 janar nga Prokuroria Speciale në Hagë, kurse më datën 16 janar do të intervistohet bashkëluftëtari i tij, ish-komandanti Sami Lushtaku.

Përndryshe, Gjykata Speciale në Hagë do të veprojë me ligje të Kosovës dhe po heton për krimet që supozohen të kenë ndodhur ndaj civilëve në Kosovë gjatë periudhës 1998-2000.

Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)