15 Qershor 2019

Rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Prishtinë, 10 qershor - Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së.

Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza.

Ndërkaq, sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej  350 pjesëtarësh e cila do të zgjasë nëntë  (9 ) javë.

Rekrutët u priten nga komandantët e kompanive,  të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Me pas, rekrutët, të udhëhequr nga instruktorët e tyre, vazhduan sistemimin në Qendrën për Stërvitje të KDS, duke u pajisur me uniforma ushtarake për të vazhduar me angazhimet e tyre ditore dhe testimet fizike gjatë trajnimit bazik në këtë qendër.

Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në muajin shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e çlirimit të Komunës së Pejës dhe Deçanit, merr pjesë në përurimin e sheshit "Shkëlzen Haradinaj", zbulimin e shtatores së Heroit të Kombit Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës. (Sheshi “Shkëlzen Haradinaj” në Pejë përball Hotel Dukagjinit, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Për nder të 20-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në qytetin e Mitrovicës do të përformojnë 34 anëtarë nga ansambli i Meksikës. (Mitrovicë, ora 20:00)