24 Prill 2024

Reçica zotohet në zbatimin e Ligjit për persona paraplegjik dhe tetraplegjik

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara, HANDIKOS, Afrim  Maliqi, drejtor i shoqatës dhe Faruk  Kukaj, përfaqësues i zyrës së HANDIKOS Prishtinë.

Ministri Reçica e siguroi Afrim Maliqin për angazhimin e tij në zbatimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik dhe gjithashtu ofroi mbështetjen dhe bashkëpunimin e mirëfillt të MPMS-së, në fushat që lidhen me këtë pjesë të shoqërisë së Kosovës.

Nga ana e tij Maliqi shprehu shqetësimin e tij lidhur me moszbatimin e ligjit deri më tani, gjë për të cilën Ministri Reçica e siguroi se do të ngrisë zërin në Qeveri që të fillojë zbatimi i ligjit, në bazë të së cilit rregullohen të drejtat dhe kërkesat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Maliqi i shprehu mirënjohjen ministrit Reçica për mbështetjen e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)