07 Qershor 2020

Realizohet plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Pejë, 5 korrik - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se mbrëmë nga ora 23:30, në zonën e Deçanit, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Gjate këtij aktiviteti nga inspektoret komunal për arsye të mos respektimit te orarit te punës janë mbyllur 2- (dy) lokale dhe është përpiluar proces verbal nga inspektoret përkatës.

Gjithashtu nga inspektoret dhe policia janë verifikuar edhe 13 persona të gjinisë femërore të cilat ishin duke shërbyer ne atë lokal.

Pas verifikimit rezulton që 11- të jenë shtetase të  Republikës së Shqipërisë dhe 2- të  Republikës së Kosovës.

Njësiti për hetimin e trafikimit të qenieve njerëzore, është duke bërë verifikimin e personave të cilët nuk kanë pasur leje pune dhe as leje qëndrimi.

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë Stacioni Policor në Deçan dhe inspektorët komunal të komunës së Deçanit.

Gjatë këtij kontrolli janë mbyllur 2- (dy) lokale të natës në zonën e Deçanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)