20 Prill 2024

Realizohet plani operativ ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’

Pejë, 19 prill -  Me datën 18 prill 2019, në zonën e Klinës, Policia ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’.

Njësia e Hetimeve, Stacioni Policor në Klinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore (PTH)-Pejë dhe Gjykatën Themelore në Pejë, kanë bërë implementimin e urdhëresës për kontrollimin e lokaleve të parapara me plan në katër lokacione të ndryshme në komunën e Klinës

Në këtë plan kanë qenë të përfshirë oficerë policorë nga Stacioni Policor në Klinë, NJRSH-DRP Pejë, DHTQNJ-DKKO, Inspektorati i Punës dhe Inspektorati Komunal.

Gjatë operacionit policor nga ana e Inspektoratit të Punës në të gjitha lokacionet janë hasur punëtorë duke punuar pa leje të punës dhe nga inspektorët komunalë në mungesë të dokumentacionit është mbyllur një lokal.

Në një lokal tjetër në njërën nga dhomat e gjumit është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e vogël (rreth 1 gr) që dyshohet të jetë e llojit marihuanë dhe një aparat për bluarjen e marihuanës. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë kontrollit në dy lokale janë hasur duke punuar dymbëdhjetë (12) shtetase të huaja të cilat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Klinës. Lidhur me qëndrimin e tyre në Republikën e Kosovës është duke u marrë DHTQNJ-Pejë dhe Njësia për Migracion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)