23 Prill 2024

Reagimi i shpejtë policor ua pamundëson kryerësve të vjedhin një traktor

Pejë, 23 prill - Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Klinë dje ka pranuar informatë se persona të dyshuar janë duke e tërhequr me veturë një traktor nëpër një fushë në fshatin Gjurgjevik i Vogël të komunës së Klinës.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta gjejnë traktorin e tipit ‘DAF’, kurse personat e dyshuar kishin ikur nga vendi i ngjarjes. Pas një kohe përmes telefonit ka telefonuar Policinë viktima m/k/serb, ku sipas tij iu është vjedhur traktori në fshatin Videjë- Klinë.

Lidhur më këtë rast janë angazhuar njësitet përkatëse të Policisë për të marrë masat e nevojshme adekuate dhe për këtë është informuar Prokurori i Shtetit, ndërsa traktori i është kthyer pronarit.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë janë duke punuar intensivisht për të arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin apo kryerësit e veprës së cekur më lart.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)