15 Tetor 2019

Rama mori pjesë në Panairin e Industrisë Ushtarake në Londër

Prishtinë, 13 shtator - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të organizatorit të Panairit të Industrisë Ushtarake (DSEI), nga data 09-12 shtator 2019, qëndroi për vizitë zyrtare në Londër.

Panairi i industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të këtij panairi, ka mbajtur takime edhe me zëvendëskomandantin e Komandës së Asistencës të Sigurisë të Ushtrisë Amerikane, z. Robert Moore, ku së bashku kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme për FSK-në, si për procesin e tranzicionit, planet për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të reja mbrojtëse, si dhe për mbështetjen që Komanda e Asistencës së Sigurisë e Ushtrisë Amerikane do të mundë  të ofrojë në të ardhmen për FSK-në.

Po ashtu, gjeneral Rama është takuar edhe me gjeneral major Chris Tickel, drejtor i Aftësive në kuadër të Ushtrisë Britanike, të cilin, veç tjerash, e ka njoftuar lidhur me kapacitetet aktuale të FSK-së dhe integrimin e kapaciteteve të reja sipas planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit shprehet se: FSK-ja po vazhdon  ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake, bazuar në standardet më të larta, për t’i kontribuar sigurisë në bashkëveprim me partnerët e saj strategjikë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)