19 Prill 2024

Rama merr pjesë në konferencën vjetore të Ushtrisë Amerikane për Evropë

Garmish, 21 qershor - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, që po mbahet në Garmish të Gjermanisë.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është thellimi i bashkëpunimit në Programin e  Partneritetit Ndërshtetëror. 

Bashkëpunimi në mes të Kosovës përkatësisht FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës (Iowa), është modeli më i mirë që tregon se si në një periudhë të shkurtër mund të arrihet progres në të gjitha nivelet e zhvillimit profesional të një force. 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë kësaj konference takoi shumë liderë dhe shefa të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të vendeve Baltike dhe përfaqësues të EUCOM-it. 

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Timothy Orr, në forumin e Ballkanit Perëndimor, diskutuan edhe lidhur me mundësitë dhe planet për të ardhmen në kuadër të zgjerimit dhe thellimit të aktiviteteve, përfshirë qasjen rajonale, ndërtimin e aftësive dhe trajnimet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Konferenca vjetore e organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë, pritet që sot t’i përfundojë punimet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)