16 Prill 2024

Qytetarët serish protestojnë sot për shkarkimin e kryeprokurorit

Prishtinë, 5 shtator - Sot në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë mbahet protesta e ardhshme e organizuar nga qytetarët dhe shoqëria civile për drejtësi, për barazi para ligjit dhe për siguri civile e politike me moto 'Shkarkim Kryeprokurorit - Veting Gjyqësorit'.

Sistemi gjyqësor, prokuroria dhe gjykatat të cilat janë vënë nën shërbim të politikanëve, siç u pa te rasti i fryerjes së listave të veteranëve, po e pamundësojnë jetesën e qytetarëve të vendit në një ambient të sigurtë.

Organizatorët e protestës theksojnë se sundimi i ligjit në situatën në të cilën ndodhemi, që është një nga shtyllat bazë të secilës shoqëri demokratike është sfiduar deri në atë masë sa kryeministri, kryeprokurori dhe politikanë në pushtet në mënyrë të hapur dhe të koordinuar ofendojnë një prokuror dhe krijojnë atmosferë armiqësore ndaj kujtdo që do të vazhdojë ta hetojë rastin e veteranëve mashtrues.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, presidenti i vendit ka nisur avanturat e tij për këmbime territoresh në rajonin i cili njeh luftërat më të përgjakshme të motivuar pikërisht nga të tilla diskutime e ide këmbimesh e uzurpimesh.

Situata vetëm sa po përkeqësohet dhe nevojat për të protestuar për shumë çështje përfshirë edhe ndaljen e avanturave të presidentit po bëhen të pashmangshme.

"Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët e pakënaqur që të protestojnë për pakënaqësitë që kanë. Secili është i lirë të vijë me parullën e vet dhe secilit do t’i jepet mundësia ta formësojë kursin e protestave në të ardhmen bashkërisht me ne. Cilido qytetar është i mirëseardhur në takimet grupore ku vendoset për protestat e ardhshme", theksojn me tutje organizatorët.

Megjithatë, kjo protestë do të vazhdojë t’i ketë tri kërkesa me të cilat ka nisur gjithçka: 1. Shkarkimi i kryeprokurorit - për t’i hapur rrugë kërkesës së dytë – 2. Vetingut të gjyqësorit si dhe 3. Pastrimi i listave të veteranëve.

Iniciativa #PROTESTOJ nuk e përjashton mundësinë e rritjes së këtyre kërkesave në protestat e ardhshme nëse vullneti i shumicës është për një gjë të tillë e po ashtu nuk e përjashton ndërrimin e metodave për rritjen e efektivitetit të protestave.

Rritja e kërkesave dhe zhvillimi i metodave do të jenë në përputhje me vullnetin e qytetarëve duke përjashtuar në çdo rrethanë përdorimin e mjeteve të forta apo mjeteve të zjarrit ndaj institucioneve apo forcave të rendit, mirëpo duke mos e përjashtuar thirrjen për bllokim të institucioneve dhe rrugëve kryesore në kryeqytet dhe në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)