20 Prill 2024

Qytetarët që raportojnë keqpërdorime nuk ndihen të mbrojtur nga institucionet

Prishtinë, 22 tetor - Përderisa çdo ditë degjojmë politikanët dhe qeveritarët të flasin për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve, raporti i Qendrës për Studime të Avancuara FIT ka gjetur që qytetarët që raportojnë korrupsionin apo çfarëdo lloj parregullsie nuk janë të mbrojtur nga shteti.

Sinjalizuesit, apo qytetarët të cilët raportojnë shkeljet tek institucionet, duhet të mbrohen nga Ligji për Sinjalizues, por një gjë e tillë nuk po ndodhë në realitet.

Pavarësisht garancive ligjore, 46% e respondentëve kanë deklaruar se kanë frikë të raportojnë dhe vetëm 25% e tyre besojnë se raportimi mbahet konfidencial.

Për të bërë një vlerësim të saktë rreth kësaj, Qendra për Studime të Avancuara FIT ka publikuar një raport mbi nivelin e zbatimit të ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në Kosovë.

Të gjeturat tregojnë për nivel shumë të ulët të zbatimit të ligjit, njohuri të pakta të qytetarëve lidhur për përmbajtën e tij, dhe se institucionet publike dhe sektori privat nuk kanë bërë përpjekje të mjaftueshme për zbatimin e ligjit.

Ky sipas FIT është një dështim serioz që vë në rrezik sigurinë e sinjalizuesve.

Raporti gjen se 81% e të anketuarve nuk janë të familjarizuar me procedurat e raportimit. Rreth 29.1% e respondentëve kanë deklaruar se në 12 muajt e kaluar kanë vënë re shkelje të ndryshme. Pavarësisht garancive ligjore, 46% e respondentëve kanë deklaruar se kanë frikë të raportojnë dhe vetëm 25% e tyre besojnë se raportimi mbahet konfidencial.

 Poashtu, raporti përmban edhe rekomandime konkrete për institucionet e Republikës së Kosovës dhe palët e tjera relevante publike e private që të angazhohen dhe të punojnë më shumë për zbatimin e këtij ligji.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)