22 Qershor 2018

Qytetarët presin angazhim më të madh të Gjykatave pas dyfishimit të pagave

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Prizren, ku janë pritur nga kryetari i kësaj Gjykate, Ymer Hoxha.

Ministri Tahiri ka kërkuar më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve, pas dyfishimit të pagave dhe rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të bëhet në pajtim me kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

"Sot gjyqtari  i Republikës së Kosovës është një njeri me dinjitet, që e ka pagën më të mirën në rajon por ndoshta edhe më gjerë, dhe me të drejtë qytetarët presin një angazhim më të madh dhe fundi i 2018-s, ne do të jemi të gjithë bashkë dhe shpresojmë që do të kemi rezultate të prekshme në luftë kundër krimit, në luftë kundër korrupsionit, në luftë kundër së keqes dhe dukurie negative, dhe që ndërlidhet direkt me punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve" theksoi ministri Tahiri.

Kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi ka shprehur përkushtimin që viti 2018 të jetë vit i sundimit të ligjit. "Ky vit do të jetë vit i sundimit të ligjit, do të rrisim transparencën, llogaridhënien, efikasitetin dhe performancën e gjyqësorit" ka thënë ai.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës në Prizren, z. Hoxha, u shpreh i kënaqur me mbështetjen që mori në shtimin e numrit të të punësuarve dhe zgjerimin e hapësirave të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fluturakeve të para të prodhimit të rrymës me erë. (Fshati Kikë, Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)