29 Mars 2024

Qytetarët ndihmojn policinë për arrestimin e personit të shpallur në kërkuar

Pejë, 4 shkurt - Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 06.12.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985  në Pejë, i cili kërkohej për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditë.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe me datë 03.02.2020 rreth orës 17:00 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në rrugën “ Mujë Krasniqi” në Prishtinë.

Njësitet Policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, menjëherë e kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur, së bashku me të kërkuarin është arrestuar edhe një person i dyshuar D.M. i lindur me 1994, për të njëjtën vepër penale, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes në banesën në të cilën qëndronin të dyshuarit janë  gjetur dhe konfiskuar nga Njësiti i trafikimit me narkotik: 472.1 gram narkotik e llojit marihuantë, 1- peshore elektronike për peshim ne pesha të vogla, 1- mulli(grinder), 2- telefona mobil, 115.77 euro (njëqind e pesëmbedhjetë e shtatëdhejetë e shtatë cent), disa qindra qese të vogla plasmasi për ambalazhim të substancës së dyshuar. 

Personi i dyshuar pas intervistimit ndalohet në ndalim Policor për tu intervistuar për një vepër tjetër penale të vitit 2017 si i dyshuar për “zjarrvënie” e pastaj do të dërgohet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. 

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë. 

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)