28 Mars 2024

QRA dhe zyra për vulat apostile në Gjilan pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë

Prishtinë, 16 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, disa zyrtarë të kësaj Qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile  në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë,  Pejë dhe Mitrovicë.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Gjilanit!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)