28 Mars 2024

QKSS prezanton perceptimin publik mbi kërcënimet e sigurisë kombëtare

Prishtinë, 14 shkurt - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) organizojnë konferencën "Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi", ku do të publikohen gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë.  

Raporti paraqet çështjet si zbërthimi i perceptimit publik të Kosovës mbi kërcënimet kryesore të sigurisë kombëtare të Kosovës.

Po ashtu raporti paraqet edhe çështjen që kanë të bëjnë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pikëpamjet e të intervistuarve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, vendeve evropiane dhe fuqive globale që kanë një ndikim në politikën e jashtme të Kosovës.

Ky raport ofron një interpretim të plotë dhe të hollësishëm të të dhënave në lidhje me perceptimin e opinionit publik bazuar në një grup të paracaktuar të pyetjeve për çështjet në fjalë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)