19 Mars 2024

Qeveria siguron mbrojtje juridike për personat që paraqiten në Gjykatën Speciale

Prishtinë, 23 nëntor - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, znj. Ekaterina Trendafilova, si dhe Administratoren e Dhomave të Specializuara, znj. Fidelma Donlon, me të cilat ka biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri vuri theksin në sigurimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.

Ministri Tahiri njoftoi palët për hapat e ndërmarrë nga qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që mund të paraqiten para tyre.

Po ashtu, Ministri Tahiri potencoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)