19 Prill 2024

Qeveria nuk pajtohet me presidentin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Prishtinë, 17 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës e konsideron propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si masë ekstreme.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Haki Abazi gjatë konferencës që është duke e mbajtur, tha se Qeveria është kundër kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

“Ajo që është propozuar nga presidenti si gjendje e jashtëzakonshme, shihet si mas ekstreme, e panevojshme. Si rrjedhojë kryeministri ka shprehur qëndrimin e tij se nuk është në pajtueshmëri me masën e gjendjes së jashtëzakonshme që e ka propozuar presidenti sonte”, ka theksuar Abazi.

Abazi ka theksuar me tutje se Qeveria e Kosovës e ka nën kontroll menaxhimin e situatës për shkak të Coronavirusit; ndërsa tha se nga qytetarët duhet respektim edhe më i madh i rregullave.

“Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është raportuar për veprimet që janë marrë veç e veç. Deri tani kemi 19 të infektuar, fatmirësisht asnjë me fatalitet. 6 nga ta janë duke u trajtuar në shtëpi’’.

‘’Kosova është shteti i parë në rajon që ka mbyllur shkollat. Kemi përcjellë edhe vendet e jashtme për situatën çfarë po ndodhë’’.

Ai tha se Qeveria do të shqyrtojë situatën nëse në një periudhë të caktuar mund të krijohen rrethanat për shpalljen edhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Abazi ka theksuar se për një gjë të tillë duhet të  përcillet situata por që, sipas qeverisë tani për tani ky propozim është i panevojshëm dhe nuk duhet marr një vendim i tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)