20 Prill 2024

Qeveria miraton Projekt Kodin Penal të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 13 prill - Projekt Kodi Penal i Republikës së Kosovës është aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ky Projekt Kod është bazuar në tri parime themelore: sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; funksionimi i organeve te pavarura për zbatimin e ligjit; dhe mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut.

Plotësimet dhe ndryshimet e Kodit Penal të Republikës së Kosovës kanë qëllimin e vetëm, që të avancojnë sundimin  e ligjit, forcimin e institucioneve të pavarura në luftimin e krimit dhe qasje e drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Kodi i ri adreson tri tema të gjëra: Masat kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; Masat për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Masat kundër terrorizmit dhe parandalimin e tij.

Dënimet për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion janë rritur dhe janë propozuar amendamente të reja që i ndalojnë personave të dënuar për korrupsion që të ushtrojnë pozita dhe funksione në administratën publike në kohëzgjatje deri në 10 vjet nga shpallja e aktgjykimit dënues.

Duhet përmendur se në hartimin e këtij Kodi kanë qenë të angazhuar 180 anëtarë të grupeve dhe nëngrupeve tematike, të përbëra nga shoqëria civile, mediat, institucionet ndërkombëtare, kanë punuar në ndryshimin dhe plotësimin e 100 neneve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  

Kryeministri e ka vlerësuar si ditë të suksesshme miratimin e këtij Projekt Kodi, që e ka të fokusuar forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe luftën e të gjitha formave të krimit në vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)