25 Prill 2024

Qeveria miraton Marrëveshjen për ngritjen e pikave kufitare me Shqipërinë

Prishtinë, 28 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes me Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Me këtë Marrëveshje, palët angazhohen për thjeshtësimin dhe përshpejtimin e verifikimeve kufitare, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të shtetasve dhe mallrave. Kryeministri Haradinaj kërkoi nga organet kompetente që të nisin të gjitha procedurat për ta konkretizuar vendimin e sotëm në kohë.

Miratimin e qeverisë e ka marrë edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, e cila ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 02/2011 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive  e ndryshuar dhe e plotësuar me rregulloren nr. 14/2017, rregulloren nr.15/2017, rregulloren nr. 16/2017, rregulloren nr. 07/2018, rregulloren nr. 22/2018, dhe rregulloren nr.26/2018.

Edhe Rregullorja e Punës së Komisionit Kombëtar për Refugjatë, është miratuar në mbledhjen e sotme, me të cilën përcaktohet përbërja, përgjegjësitë, organizimi dhe funksionimi i Komisionit Kombëtar për Refugjatë, si dhe është miratuar vendimi për kursime, ndarje, transfere dhe rialokime buxhetore të organizatave buxhetore për vitin 2018.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për rishikimin e Planit të veprimit 2019-2020 për zbatimin e Strategjisë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike 2016-2020.

Qëllimi i rishikimit afatmesëm është që të identifikojë aktivitet relevante në drejtim të zbatimit të Strategjisë për Reformën e Menaxhimit të Financave Publike, që siguron një sistem modern të Menaxhimit të Financave Publike në harmoni me standardet dhe përvojat më të mira ndërkombëtare.

Është miratuar po ashtu në këtë mbledhje, vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit nr. 01/76 të datës 21 nëntor 2018, nga i cili hiqet paragrafi 2 i vendimit bazë, me të cilin përjashtohen markat, brendet e njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria ka shprehur respekt të jashtëzakonshëm për sugjerimet e aleatëve që të mos vazhdohet me veprime të tjera, por është e papranueshme letra e kryeministres së Serbisë dërguar kryeministrave të vendeve që e kanë njohur pavarësinë që të tërheqin njohjen.

 Po ashtu, është e papranueshme heshtja e zyrtarëve të lartë të BE-së, në këtë rast e zonjës Mogherni dhe komisionerëve të tjerë, në ketë letër.

“Kjo është një vepër agresioni, por edhe përkundër kësaj ne nuk do të vazhdojmë me masa tjera shtesë ndaj produkteve serbe, por do ta respektojmë masën 100 për qind, ndërsa heqja e listës së brendeve është e karakterit tjetër”, tha kryeministri Haradinaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)