28 Mars 2024

Qeveria i bën thirrje prokurorisë të merret me rrahjen e Krasniqit dhe Zekes

Prishtinë, 29 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritë me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

Qeveria e dënon ashpër këtë akt të shëmtuar i cili ashiqare dëshmoi agresionin e pashembullt të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Frashër Krasniqi ndaj Milaim Zekës, poashtu deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj fton të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin.

Qeveria e Kosovës u bën thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)