02 Qershor 2020

Qeveria dhe KFOR shprehin gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 24 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, u. d. i ministrit të Ministrisë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, priti në takim për herë të dytë brenda një jave Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë dhe këshilltarin e tij politik, Andrea Angeli, me të cilët diskutoi mbi gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së virusit Corona dhe masave më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID 19.

Komandanti Risi, përderisa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes Qeverisë dhe KFOR-it, po ashtu shprehu edhe gatishmërinë për të thelluar atë.

Ai nënvizoi se përball sfidës me të cilën po ballafaqohemi, bashkëpunimi ndërinstitucional është i patjetërsueshëm dhe se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 
   
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)