28 Mars 2024

Punëtorë të “Elkos-it” vjedhin kompaninë ku punojnë

Prishtinë, 20 tetor - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kë bërë të ditur se dje në orët e vona të mbrëmjes, një patrullë policore gjatë patrullimit në rrugën “Mehmet Hasi” në Prizren, ka vërejtur tri automjete tek të cilat gepekët ishin të hapur dhe kjo ka nxitur kureshtjen për një kontroll të tyre.

"Gjatë kontrollit është konstatuar se tre të dyshuarit me një “Mercedes benz”; një “Ford Fiesta” dhe një Golf IV kishin vjedhur pajisje elektronike dhe gjëra ushqimore nga depoja e Qendrës Tregtare “Elkos”  dhe se të dyshuarit janë punëtorë të “Elkos-it”", thekson policia.

Gjësendet e vjedhura dhe automjetet janë sekuestruar në cilësi të provës materiale, ndërsa të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit ndalën nën masën e arrestit policor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)