25 Prill 2024

Publikohet platforma online “Open Justice”

Prishtinë, 22 shtator - Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror – CSD, me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Open Justice”.

Konferenca do të mbahet në gjykatoren e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

“Open Justice” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data dhe Statistical Visualization” dhe ka për qëllim që të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë si dhe të interesuar të tjerë të cilët janë të përfshirë në monitorimin, parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Platforma është e ndarë në tri pjesë:

- Pjesa e parë përmban të dhënat nga prokuroritë për statusin e lëndëve për vitet 2015 dhe 2016;

-  Pjesa e dytë përmban të dhënat nga gjykatat për statusin e lëndëve për vitet 2015 dhe 2016, si dhe

- Pjesa e tretë përmban të gjeturat nga monitorimi direkt i seancave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Të dhënat për vitin 2015 dhe 2016 të përfshira në platformë, janë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të krahasuara me veprat tjera penale të karakterit sensitiv, ato kundër dhunës në familje dhe kundër të drejtave të njeriut.

Në konferencë do të jenë të pranishëm përfaqësues të Zyrës së BE-se në Kosovë, profesorë universitarë, studentë, media dhe të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)