04 Tetor 2022

Protestojnë gardianë e shërbyes civilë të Burgut të Dubravës

Istog, 8 shkurt - Rreth 500 gardianë dhe shërbyes civilë të Burgut të Dubravës, të pakënaqur me kushtet e tyre të punës, kanë protestuar të hënën prej orës 8.00 deri në orën 10.00 të paradites.

Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës Zenun Sadikaj, ka deklaruar se protesta ka përfunduar pa ndonjë problem, ndërkohë i është dhënë afat ministrisë së Drejtësisë që deri të mërkurën të gjej zgjidhje që do të përmirësonte kushtet e punës së gardianëve dhe shërbyesve civilë të angazhuar në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë.

"Te ne janë edhe gardianët e Qendrës së Paraburgimit të Pejës, ndërsa qendrat tjera janë solidarizuar me ne. Lipjani, Prishtina, Gjilani, Prizreni në vendet e veta, të gjithë do të protestojmë në qendrat ku punojmë. Sot për fillim është dy orëshe, mendojmë të presim dhe ti japim afat Ministrisë së Drejtësisë, konkretisht Nekibe Kelmendi deri të mërkurën. Varësisht nga përgjigjja e saj ne do të marrim përgjigje, mendojmë që në mënyrë sa më të mirë të organizohem dhe të protestojmë në Prishtinë pranë Ministrisë së Drejtësisë”, ka thënë Sadikaj

Protestuesit i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për shikimin e pozitës tejet të vështirë të stafit që punojnë nëpër burgje dhe realizimin e kërkesave tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)