13 Nëntor 2019

Prokuroritë themelore kanë ngritur 103 aktakuza kundër 111 personave

Prishtinë, 11 tetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenjëmbëdhjetë (111) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë  24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të  dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin  e masës se paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Fajde”.  Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë  (7) aktakuza  ndaj shtatë (7) personave për shkak të veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza, kundër njëzetenëntë (29) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një veture, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)