24 Tetor 2020

Prokuroritë ngritin 108 aktakuza kundër 118 personave

Prishtinë, 25 shtator - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetetë (108) aktakuza kundër njëqindetetëmbëdhjetë (118) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Po ashtu, ka paraqitur një kërkesë për masë të arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur tridhjetë e një (31) aktakuza kundër  tridhjetë e pesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve janë dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy  (2) personi për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, janë ngritur gjithsej njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër tridhjetekatër (34) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)