29 Mars 2024

Prokuroritë kanë ngritur 92 aktakuza, kundër 112 personave

Prishtinë, 29 qershor - Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza, kundër njëqindedymbëdhjetë (112) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)