11 Gusht 2020

Prokuroritë kanë ngritur 63 aktakuza kundër 80 personave

Prishtinë, 29 tetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetë (80) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj dhjetë  (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Po ashtu, kjo prokurori  ka ngritur ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020 - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .