20 Prill 2024

Prokuroria Themelore në Prizren po heton listat e veteranëve të luftës

Prizren, 7 shtator - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime.

Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë Zonën Operative të Pashtrikut, Brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128.

Kryeprokurori për këtë rast ka caktuar një prokuror i cili do të merret ekskluzivisht me këto lëndë, dhe në rast nevoje do caktohet edhe ndonjë prokuror tjetër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)