23 Mars 2019

Prokuroria Themelore në Gjilan zhvillon kolegjiumin e fundit për vitin 2018

Gjilan, 31 dhjetor - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ditën e sotme, ka zhvilluar kolegjiumin e fundit përmbyllës, dhe njëherësh takimin e pesëdhjetë e tretë (53) për vitin 2018, me prokurorët e kësaj prokurorie.

Në këtë takim, pikë e rendit të ditës ishte prezantimi i rezultateve të punës nga çdo prokurorë, ku nga raporti i prezantuar, rreth 98% e lëndëve janë të kryera dhe nga këto statistika vërehet se kjo prokurori ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës, pasi që çdo vit në regjionin e Gjilanit, kriminaliteti në përgjithësi është në rënie.

Gjithashtu, përpos të arriturave, u diskutuan edhe problemet me të cilat ballafaqohet kjo prokurori, duke theksuar se duhet përkushtuar dhe vepruar më shumë, në drejtim të veprave penale të narkotikëve dhe të dhunës në familje, të cilat këtë vit kanë shënuar rritje.

Me qëllim që këto raste të trajtohen me prioritet, ashtu si për rastet e dhunës në familje, është paraparë që në vitin 2019 edhe për veprat penale me narkotikë, të caktohet një prokuror, i cili ekskluzivisht do të merret vetëm me trajtimin e rasteve të kësaj natyre.

Po ashtu, Kryeprokurori theksoi se është i kënaqur me punën e prokurorëve dhe në fund të gjithë me bindje çmuan mundësinë e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)