19 Tetor 2020

Prokuroria Themelore në Gjilan kërkon masën e paraburgimit për 24 të dyshuar

Gjilan, 12 tetor – Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se nga prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj njëzetekatër (24) personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të zhvilluar më 01 Tetor 2020, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës.

Sipas kërkesës, të pandehurit R.S., L.M., F.A., A.A., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., R.K., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., që nga muaji Nëntor 2019, në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë  komuna e Kamenicës, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë ndërmarrë veprime për të  kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale  jashtë  vijës kufitare, duke iu shmangur kontrollit doganor.

Në këtë mënyrë dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji Dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontaminuara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standarteve.

Me këto veprime, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri I.K., që nga muaji Shtator 2019, deri më 18 Shtator 2020,  në lokalin  Automate  Club, në fshatin Karaçevë komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të kundërligjshme  dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj .

Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale ‘’Organizimi  i skemave  piramidale  dhe bixhozit  të paligjshëm’’, të KPRK-së.

Seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet që të mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.


 


 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Tetor 2020 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim shefin e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog. (Hapësirat e Shtëpisë së Bardhë, ora 8:20 - vetëm pamje)

- Kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në Inaugurimin e Palestrës Sportive në Deçan. (Objekti i Palestrës Sportive në Deçan, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa viziton Gjilanin ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Abuzimi i fëmijëve dhe sulmet seksuale- Nevoja për trajtimin me prioritet të rasteve të abuzimeve seksuale”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi pritet nga kryetari i Komunës se Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 11:00)

-  Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike Raportin lidhur me raportin Vjetor te Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i ujësjellësit, investim nga CDI-Zvicerrane, Hidroregjioni Jugor dhe Komuna e Suharekës. (Fshati Nëpërbisht të Suharekës, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjin për Inspektoratin e punës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë Industrin e Mishit “Malësia” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:10)

- Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri vizitojnë feremrët e fshatrave të Karadakut. (Fshatrat e Karadakut, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim, do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë ku do të do të ndahet edhe Çmimi i Gazetarëve për Çrrënjosjen e Varfërisë. (Amfiteatri i Muzeut Kombëtar, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis njoftohet për problemet me grumbullimin e qumeshtit nga ana e fermereve të Kosovës, i  ftuar Kryetari i Këshillit koordinues të fermerëve të qumështit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Punëtorët teknik që operojnë në Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Administratës se Pushtetit Lokal, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës Publike do të protestojnë për ngritjen e pagave te tyre. (Objekti ish Rilindjes, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton nismen legjislative e Komisionit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)