19 Prill 2024

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza

Ferizaj, 1 mars - Prokuroria Themelore në Ferizaj,  gjatë muajit shkurt 2019 , ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë katërmbëdhjetë aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza,  ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)