07 Korrik 2020

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë për shtytje për kryerjen e veprave terroriste

Prishtinë, 20 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit F.Ll. për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se F.Ll. ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 e deri  më 24 prill 2019,  përmes rrjetit social në Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur  në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë  duke komentuar “Me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington dhe Neë York.

Andaj, pritni se me të vërtetë edhe ne presim nga ju dhe Akidja  e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet  jemi gjithkund, çdo mysliman është projekt për xhihadin në të ardhmen. Allahu ka premtuar se Xhihadi do të qëndroj deri në orën e fundit (kjametit) dhe besojmë në Allahun”,   ka postuar video incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj Organizatës terroriste – Shteti Islamik- “ISIS”, përmes të cilave postime shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin,  përmes të cilave postime shpreh urrejtje  ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara që paraqesin  “Xhihadistë” dhe “Sulmues vetëvrasës”, ku edhe i ka komentuar me qëllim që të shty kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen. 

I pandehuri F.Ll. me këto veprime ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020 - Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, do të  mbajë konferencë për media për Kodin Civil. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 14:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politik, që janë Këshill Organizues i Protestave mbajnë sot konferencë për medie. (Selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, ora 14:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)