19 Prill 2024

Prokuroria nuk ka evidentuar asnjë vepër penale në zgjedhjet e sotshme

Prishtinë, 29 nëntor - Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se ka përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është zhvilluar sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Prokurorët kujdestarë kanë përcjell për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

 Prokurorët kohë pas kohe kanë vizituar shumicën e vendvotimeve në këto dy komuna ku janë njoftuar për së afërmi me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Po ashtu, një prokuror kujdestar gjatë gjithë kohës ka qenë prezent në KQZ për tu njoftuar me tërë ecurinë e procesit zgjedhor.

"Vlen të theksohet se gjatë ditës së sotshme nuk ka pasur ndonjë rast të evidentuar si vepër penale nga kapitulli i veprave penale kundër të drejtës së votimit, apo që ka mundur të ndikojë në prishjen e procesit zgjedhor, përpos rasteve për të cilat ka njoftuar Prokurori i Shtetit'', thekson prokuroria. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)