29 Mars 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore

Prizren, 23 shkurt - Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar  e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës,  nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘’Myftiu’’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në bazë të Vendimit numër 4274/2017 të datës 10.10.2017 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me të cilin vendim hynë në listën e trashëgimisë kulturore për periudhën 10.10.2017 deri më 10.10.2018, me numër unik 507, e përfshirë me numër rendor 824, ku edhe përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin ‘’Ndalohen Punimet’’, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’ rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)